Gjyqi për ish-drejtuesit e UÇK/ Kalemaj: Farsë, dëshmitarët janë tërhequr. Është njësoj sikur të dënosh Zelensky-n!

Gjyqi për ish-drejtuesit e UÇK/ Kalemaj: Farsë, dëshmitarët janë tërhequr. Është njësoj sikur të dënosh Zelensky-n!

Politologu Ilir Kalemaj komentoi në MCN Live gjyqin që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK, duke e konsideruar atë një farsë.

Kalemaj mendon se ata do të shpallen të pafajshëm, pasi kemi të bëjmë me një film të parë si në rastin e Haradinajt, dhe e konsideron të rëndësishëm faktin që dëshmitarët janë tërhequr.

Kalemaj vuri në dukje se të dënosh ish-drejtuesit politik të UÇK është njësoj sikur nesër të dënohet Zelensky.

Gjithë ky tribunal që është ngritur, Dhoma Speciale, që është pjesë e juridiksionit të Kosovës në mënyrë të paprecedentë është një farsë. Kjo u ngrit për shkak të hetimit të krimeve të supozuara të trafikut të organeve të fëmijëve në shtëpinë e verdhë, të deponuara nga prokurorja famkeqe Carla Del Ponte që ngriti një stuhi në gotë dhe Dick marty, një politikan famëkeq.  Ata janë kërcënuar me vdekje nga falangat fashiste serbe. Një situatë paradoksale. Sot kemi krerët më të lartë të shtetit të Kosovës, përfshirë Thaçin, kemi Kadri Veselin, kryeparlamentar, kryetar i PDK, apo ish-kreu i shërbimit sekret, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin.

Krasniqi dhe Thaçi s’kanë qenë pjesë e Forcave të Armatosura se sa drejtues politik. T'i akuzosh ata për krime lufte dhe trafik organesh është paradoksale, nuk ka bazë logjike. Në shtetet e tjera janë ngritur tribunale, në Sierra Leone, për Ruandën, por jo që të jenë pjesë e juridiksionit të brendshëm të një shteti si në rastin e Kosovës. Prokurorët dhe gjyqtarët duhet të justifikojnë rrogën. Janë tërhequr vetë dëshmitarët e akuzave. Ai marshim në Prishtinë, përtej ngjyrave politike, tregojnë që shqiptarët e mbështesin kauzën e luftës së drejtë të UÇK-së, falë së cilës kemi sot pavarësinë e Kosovës, që është e pakthyeshme.

E kemi parë këtë film me Haradinajn dhe udhëheqës të tjerë. Është shumë e rëndësishme që dëshmitarët janë tërhequr. Fakti që Haradinaj është shpallur i pafajshëm dy herë, tregon që këto akuza do rrëzohen, nuk pijnë ujë. Është njësoj si të dënosh nesër Zelensky-n! Të çosh Zelensky-n në Hagë! Keni dëgjuar ndonjë përveç Rusisë për të dënuar Zelensky-n. Gjithë bota perëndimore e konsideron hero. Në Serbi s’po dënohet Vuçiç që ka qenë ministër informacioni, Shesheli, dhe bëhet një gjyq për Hashim Thaçin, Krasniqin, dhe të tjerë. Është një farsë e përgatitur për të krijuar barazvlerë faji. Por mendoj që në fund do të shpallen të pafajshëm. Nuk mendoj që Hashim Thaçi është më shumë faj se Hardinaj”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy