
Bojkoti i Parlamentit dhe seancave të komisioneve nuk është më një skenar i PD-së. Gazetari Andon Kello tha gjatë një lidhje me studion e lajmeve të MCN Tv se pritet të ketë bllokime të seancave parlamentare dhe të seancave të komisionit.
Po ashtu Kello bën me dije se pritet që pasi të mbarojë mbledhja, grupi parlamentar i Partisë Demokratike të dalë me një sërë kërkesash drejtuar mazhorancës për të parandaluar destabilitetin e jetës parlamentare.
Ditën e sotme grupi parlamentar do të vendosë se cilat do të jenë marrëdhëniet institucionale me Parlamentin, por edhe me mazhorancën socialiste. Një nga skenarët që po përflitej dhe që u zbatuar ditën e sotme ishte bojkoti, edhe pse sot patëm një bojkot të pjesshëm, nuk shihet më si një opsion.
Pritet të ketë bllokime, qoftë të seancave plenare, qoftë të seancave të komisioneve. Pritet që grupi parlamentar të dalë me një sërë kërkesash drejtuar mazhorancës socialiste për të parandaluar destabilitetin e jetës parlamentare.



