
Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën, Mattheë Palmer, e konsideron të gabuar djegien e mandateve nga opozita. Palmer inkurajoi të gjitha partitë politike të marrin pjesë në zgjedhjet e qershorit.
"Nuk është zgjidhje djegia e mandateve nga opozita, duhet të gjejë një mënyrë për të marrë pjesë në zgjedhje. Do të ishte fatkeqësi nëse opozita nuk do të merrte pjesë në këtë process demokratik. Përgjegjësi e opozitës është të marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit dhe të ndaj vizionin e saj me mbështëtësit dhe të punoj fort për t'i fituar zgjedhjet", tha ai.
Palmer mbërriti në Tiranë ditën e djeshme. Ai është takuar me kreun e maxhorancës, Edi Rama, ndërsa sot vijon takimet me presidentin Meta dhe përfaqësues të opozitës.



