Avokati dhe pedagogu Marsid Gupi ndan bindjen se Edi Rama i ka lëshuar të gjithë të vetët.
Në emisionin “Scrolling” të Arian Çanit në MCN TV, ai tha se Rama në fillim u ka dalë në mbrojtje dhe më pas i lëshon, në momentin që fillon hetimi.
Me këto procedime dhe shejtanin që ka dalë nga shishja, fundi i Ramës do vijë pikërisht prej atyre letrave që janë e zeza mbi të bardhë, kur do hapet hetimi nga SPAK. Veliajn do e hajë Rama.
Edi Rama e ka treguar që në formimin e vetë politik, është një lider që i ha të vetët që të mbijetojë vetë.
Gjithmonë sakrifikon ata që kanë koston më të madhe. Unë mendoj se sakrifica më e madhe e Ramës, është Erion Veliaj.
Në diskurset e tyre politike duket sikur mbrojnë njeri tjetrin, por mesazhet dhe kodet e fshehta që i dërgojnë njeri tjetrit, është që nëse unë marrë fund, merr edhe ti. Rama ka nuhatje goxha të madhe politike.



