Negociatat/ Xhaçka në SEECP: Besueshmëria e BE-së do të vihet në provë me vendimin mbi Konferencën e parë

Negociatat/ Xhaçka në SEECP: Besueshmëria e BE-së do të vihet në provë me vendimin mbi Konferencën e parë

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm dhe Samitin e Procesit të Evropës Juglindore (SEECP) që po mbahen në Antalia të Turqisë.

Ministrja Xhaçka vlerësoi rezultatet e arritura falë bashkëpunimit rajonal, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Evropian ka qenë një nxitës shumë i rëndësishëm për përmirësimin e këtij bashkëpunimi.

“Shumë shpejt, besueshmëria e BE-së do të vihet në provë me vendimin e saj mbi Konferencën e parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Është një provë thelbësore jo vetëm për të dy vendet tona, por për rajonin në tërësi dhe për bashkëpunimin rajonal në Evropën Juglindore”, u shpreh ministrja gjatë fjalës së saj.

Ajo vlerësoi kontributin e kryesisë turke dhe të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal dhe sekretares së përgjithshme Majlinda Bregu për avancimin e axhendës rajonale.

Ministeriali u pasua po sot nga samiti i SEECP, pas të cilit kryesimi i Procesit të Evropës Juglindore kalon nga Turqia tek Greqia për vitin 2021-2022. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy