
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve për kryetarë të komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviq-it, Zubin Potok-ut, dhe Zveçan-it, që do të mbahen më 18 dhjetor.
Ky komision gjatë mbledhjes ka miratuar planin operacional për organizimin e zgjedhjeve, derisa ka publikuar edhe disa nga aktivitetet e parapara me këtë plan operacional.
KQZ ka miratuar planin e buxhetit për organizimin e këtyre zgjedhjeve.
Buxheti i aprovuar është 556 mijë e 482 mijë euro dhe sipas KQZ-së me këtë buxhet planifikohen të dy raundet e zgjedhjeve.
Në këtë mbledhje, KQZ-ja miratoi planin e buxhetit për organizimin e këtyre zgjedhjeve. Buxheti i aprovuar nga KQZ-ja është në vlerën: 556 mijë e 482 euro. Ashtu siç kërkohet me ligj, me këtë buxhet planifikohen të dy raundet e zgjedhjeve.
Sot Lista Serbe njoftoi se nuk do të marrin pjesë në këto zgjedhje.
Zgjedhjet në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, të cilat janë pa kryetarë qysh nga 5 nëntori do të mbahen më 18 dhjetor.



