Berisha: Çdo kompani ndërtimi që do marrë pjesë në projektin e Durrësit, do futet në listën e zezë

Berisha: Çdo kompani ndërtimi që do marrë pjesë në projektin e Durrësit, do futet në listën e zezë

Kreu i PD-së, Sali Berisha, thotë se opozita do të kundërshtojë me çdo formë atë që e quan plaçkitje e pronës publike. Duke u ndalur të porti i Durrësit,  Berisha tha se do të futet në listën e zezë çdo kompani që merr pjesë në këtë projekt.

Të gjitha këto e bëjnë situatën në Shqipëri eksplozive. Qytetarët shqiptarë nuk mund të qëndrojnë duarkryq përballë këtyre akteve që kalojnë çdo imagjinatë të vjedhjes së pasurive të tyre publike.

Ndaj dhe PD do përdorë të gjithë format për të kundërshtuar këtë plaçkitje të pronës publike më të çmuar që kanë sot shqiptarët.

Ne, natyrisht do u prijmë të gjitha nismave për dështimin e këtij projekti.

Jam këtu për të paralajmëruar se çdo kompani ndërtimi që do marrë pjesë në këtë projekt, do futet në listën e zezë.

Dhe i paralajmëroj që të mos shndërrohen në shushunja për të vjedhur një pronë publike të shqiptarëve. Sepse po regjistrohen nënkontraktorë tani.

Kjo që po bën Rama dhe Balluku është e pashembullt në histori.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy