
Këshilli i Ministrave ka vendosur sot që të emërojë Tedi Dobin si zv.ministër të Drejtësisë.
Vendimi i firmosur nga kryeministri Edi Rama bëhet në mbështetje te nenit “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”.
Më herët ishte vet ministri i Drejtësisë Ulsi Manja e njoftoi emërimin e Dobit duke thënë se do të jetë bashkëpunëtor i tij i ri.
"Nga sot, Tedi DOBI do të jetë bashkëpunëtori im i ri si Zv/Ministër Drejtësie!”, do të shprehej Manja.
V E N D I M
PËR
EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Tedi Dobi emërohet zëvendësministër i Drejtësisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA



