
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka deklaruar se mbizotërimi i lirisë dhe i të drejtave qytetare është i lidhur ngushtë me fuqizimin e rolit të gruas në shoqërinë tonë, në komunitet dhe në familje.
Ai shprehet se Ndryshimi që po vjen do sjellë mundësi të shkëlqyera që zëri i grave, nënave dhe vajzave të dëgjohet me përulësi.
Mbizotërimi i lirisë dhe i të drejtave qytetare është i lidhur ngushtë me fuqizimin e rolit të gruas në shoqërinë tonë, në komunitet dhe në familje. Ndryshimi që po vjen do sjellë mundësi të shkëlqyera që zëri i grave, nënave dhe vajzave të dëgjohet me përulësi. Kënaqësi që bashkë me znj.Ada Demiraj të shkëmbenim ide dhe mendime me gra dhe vajza të kryeqytetit.




