
Pas socialistëve dhe demokratëve, koalicioni “Nisma Shqipëria”, i drejtuar nga Adriatik Lapaj, Endri Shabani dhe Pano Soko, ka publikuar listën e kandidatëve.
Një element që bie menjëherë në sy është se në qarkun e Tiranës do të kandidojnë si Adriatik Lapaj, ashtu edhe drejtuesit e “Nisma Thurje”, Endri Shabani dhe Pano Soko. Në këtë listë, emrat e disa familjarëve të tyre janë pozicionuar si kryesues të listave të mbyllura.
Në një debat të zhvilluar me Sokon, gazetari Mariglen Kume, në programin “MCN Live”, iu drejtua me fakte se kjo listë ka krijuar një koalicion të ngjashëm me një parti familjarësh.
Të gjithë familjarët i keni aty, parti familjesh, po pastaj çfarë do bëni, do bëheni gazi i botës po nuk dhanë dorëheqje se ti thua do japim dorëheqje pastaj.
Ke 12 të mbyllur ne Tiranë, po nuk dhanë ku do mbesni pastaj , Nuk ke vetëm prindërit aty ke edhe te tjerë. Bëj listë të hapur.



