Ish-kryeministri Berisha akuzon kreun e qeverisë për vonesën në hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Në fjalën e tij në Parlament, Berisha tha sot se Shqipëria i kishte shanset për hapjen e negociatave, por ato u prishën për shkak të mungesës së konsensusit, për të cilin bëri fajtor kreun e qeverisë.
“Dramatik është dështimi i tij i plotë për hapjen e negociatave me BE. Është ky dështimi i tmerrshëm që lëndon në shpirt çdo qytetar shqiptar. Kishim shanset, por këto shanse i shkelmoi me shkallën më të lartë Edi Rama. Tani unë për qytetarët shqiptarë do ta them se këta nuk kanë zot, nuk kanë gjë tjetër në botë veç xhepit të tyre. Pse nuk u hapën negociatat? Shkaku është varrosja e konsensusit nga Edi Rama. Zonja që e priti (Merkel), ia tha në fytyrë. Marrëdhëniet politike brenda vendit do të ishin garancia absolute për hapjen e negociatave. Lexoni pak raportin. Dëgjojeni çfarë tha dje përfaqësuesja e KE-së”, tha ai.
Sipas Berishës, zgjedhjet janë kusht për hapjen e negociatave.



