Meta: Zgjedhjet zhvillohen më 18 qershor, duhet dialog për standardet

Meta: Zgjedhjet zhvillohen më 18 qershor, duhet dialog për standardet

Kreu i Kuvendit, njëherësh Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta mori pjesë në trajnimin informues me të rinjtë në Fier mbi procesin e integrimit evropian.

Në fjalën e tij para të rinjve, Meta theksoi se integrimi europian në të njëjtën kohë do të thotë edhe komunikim europian në politikë.

Në këtë kuadër, duke u ndalur edhe tek aktualiteti politik, Kryeparlamentari Meta nënvizoi faktin se kriza politike, dhe mungesa e dialogut po dëmton procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Sipas Metës, duke pasur parasysh edhe zgjedhjet parlamentare që poafrojnë, ata kërkojnë dialog dhe bashkëpunim mes palëve për të garantuar standartet, dhe të mos kthehen në një hap drejt thellimit të një krize politike apo të një krize zgjedhore.

“Integrim evropian do të thotë nivel evropian të komunikimit në politikë. Konflikti po na kthehet në një pengesë serioze për të gjithë ecurinë e integrimit evropian të vendit. Nënvizoj rëndësinë e vendosjes sa më shpejt të dialogut politik për të garantuar zgjedhje të standardeve evropiane.

18 Qershor, zgjedhjet duhet të jenë plotësisht të standardeve evropiane. Zgjedhjet të mos kthehen në një hap drejt thellimit të një krize politike apo të një krize zgjedhore.

Kriza politike na largon nga Bashkimi Evropian dhe njëkohësisht cenon ecurinë e të gjithë reformave të tjera.

Reformat, jetike jo vetëm për integrimin dhe për të forcuar paqen sociale dhe stabilitetin politik në vend” theksoi Meta në fjalën e tij. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy