
Përplasje fizike mes deputetëve ka pasur në seancën e sotme plenare në Kuvend. Ndërsa Ervin Salianji ndodhej në foltoren e Kuvendit ai drejtoi një pyetje Erion Braces nëse ishte ai zv.kryeministri i dalë nga përgjimet e prokurorisë italiane për biznesmenin Rezart Taçi.
“Ky zotëria që ngrihet dhe bën si i shqetësuar. Në përgjimet e prokurorisë italiane të dalë dhe të flasë, ku flitet për Rezart Taçin. A je ti zv.kryeministri që doli në përgjimet e prokurorisë italiane? O ti çohu në këmbë. O kone mos mu drejto mua si kone”, i tha Salianji Braçes.
Menjëherë pas kësaj, Braçe shkoi drejt Salianjit duke u përplasur fizikisht, ndërsa u desh ndërhyrja e gardës për t’i ndaluar.



