Përmbytjet në Durrës/ Myshketa: Investimet nuk kanë munguar, të ketë përgjegjësi penale (VIDEO)

Përmbytjet në Durrës/ Myshketa: Investimet nuk kanë munguar, të ketë përgjegjësi penale (VIDEO)

Anëtari demokrat i Këshillit Bashkiak Durrës, Joni Myshketa, thotë se situata e përmbytjeve në Durrës është e përsëritur dhe për këtë dikush duhet të mbajë përgjegjësi si morale dhe penale.

 

Duke folur për “MCN Live” ai deklaroi se në Durrës investimet nuk kanë munguar, madje janë bërë me miliona euro, por jo në mënyrën e duhur.

 

Sipas tij, investimet në Durrës janë me miliona euro, por problematikat janë të shumta, aq sa shumë njerëz kanë humbur çfarë kanë pasur dhe bizneset kanë pasur dëme materiale të konsiderueshme.

 

Është një situatë e përsëritur çdo vit kur fillojnë reshjet e shiut. Edhe pas disa minutave shi ndodh përmbytje, jo vetëm në zonat periferike si Këneta, por edhe në qendër. Në Durrës investimet nuk kanë munguar, madje janë bërë me miliona euro, por nuk janë bërë në mënyrën e duhur. 

 

Duke pasur parasysh filozofinë e kësaj qeverie, ndodh që natyra të nxjerr lakuriq të gjitha problematikat e krijuara, për shkak të mungesës së përgjegjshmërisë. Këtu askush nuk fajëson askënd lidhur me natyrën, por dikush duhet të mbajë përgjegjësi si morale dhe penale, për situatën e përsëritur.

 

Pasi investimet janë miliona euro, por problematikat janë të shumta, aq sa shumë njerëz kanë humbur çfarë kanë pasur dhe bizneset kanë pasur dëme materiale të konsiderueshme. Jemi para abuzimeve të skajshme dhe kjo po del në pah. Abuzimi nuk ka prekur vetëm të djathtën, por i prek të gjithë dhe i barazon në kushtet e vështira të jetesës dhe rrezikshmërinë që përballen pas dy pikash shi. 

 

Ata që menaxhojnë taksat tona duhet të jenë të përgjegjshëm lidhur me investimet që kryejnë, duhet të marrin specialistë të fushës dhe jo militantë. Këta që administrojnë në xhepat e disave, kanë humbur kontaktin me realitetin dhe jetojnë në një botë paralele ku gëlojnë në shifra marramendëse abuzive. 

 

Protesta e qytetarëve duhet të vazhdojë dhe maksimalizohet se zëri i qytetarëve nuk duhet të ketë ndasi politike. Veliera është një investim 12 milionë euro që nuk i shërben askujt dhe me dy pika uji u kthye në një pishinë natyrale, ku askush nuk mund të kalonte.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy