Idetë për ndryshimin e kufijvë në Ballkan, Meta: Tentativa të dëshpëruara

Idetë për ndryshimin e kufijvë në Ballkan, Meta: Tentativa të dëshpëruara

Presidenti Ilir Meta priti në një takim delegacionin e Këshillit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë, kryesuar Carl Bildt, ish-Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Suedisë.

Gjatë takimit, presidenti Ilir Meta theksoi se idetë për ndryshimin e kufijvë në Ballkan, i konsideron tentativa të dëshpëruara për mbivendosjen e agjendave populiste mbi agjendat jetike të integrimit dhe stabilitetit.  

Kreu i shtetit tha se progarmi i vetëm i punës në tryezat e drejtuesve politikë duhet të jenë zgjidhja e problemeve e shqetësimeve reale të qytetarëve, për të vendosur siaps tij sundimin e ligjit dhe demokracisë në secilin vend.

Meta theksoi rëndësinë që ka zgjerimi i BE-së edhe me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në këtë vuri në dukje se shpreson që Shqipëria të çelë sa më parë negociatat e anëtarësimit në BE, dhe që Kosova të përftojë liberalizimin e vizave, sapo të mbyllet marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy