Çani: Ministrat mund të jenë shokë qelie, njerëzit pranë Ramës kanë pasur fat të keq!

Çani: Ministrat mund të jenë shokë qelie, njerëzit pranë Ramës kanë pasur fat të keq!

Analisti Arian Çani duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV tha se nuk është tabu që të kemi ministra të qeverisë në ndjekje penale për skandalin e inceneratorëve, pasi Rama ua ka bërë të qartë që s’do t’i mbrojë.

I pyetur nëse ministrat mund të jenë shokë qelie, Çani tha se është e mundur nëse steka e drejtësisë ndalon atje ku thotë bosi. Ndër të tjera analisti solli në vëmendje faktin që politikanët që kanë qenë pranë Ramës kanë pasur një fat të keq politik apo penal.

Në shumicën e vet populli bubrron për vete. Nuk është se i merr inat këta, thotë pse nuk marr edhe unë. Për punën e shokëve të qelisë është e mundur. Nga precedentët dhe ca kemi pare, gjithçka është e mundur, vetëm se duhet që steka e drejtësisë të ndalojë atje ku thotë bosi. Të gjithë njerëzit e afërt të Ramës kanë pasur një fat të keq, Saimir Tahiri, Lefter Koka, Vangjush Dako, Arben Ahmetaj. Edhe ky është i rrezikuar. Gjiknuri ka më shumë shanse të shpëtojë, sepse është i zgjuar, di të mbajë distance. Këta të tjerët janë të rrezikuar, ky i bashkisë një ditë”, tha analisti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy