Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përshëndet krijimin e qeverisë së re në Kosovë

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përshëndet krijimin e qeverisë së re në Kosovë

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë e ka përshëndetur sot, votimin nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të Qeverisë së re të udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti. Njëkohësisht, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përshëndet zgjedhjen e zonjës Vjosa Osmani, si Kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në një deklaratë të lëshuar sot, ky Këshill shprehet se: “Mandatimi i Qeverisë, ishte kurorëzim i procesit demokratik, që kulmoi me zgjedhjet e lira dhe demokratike të 6 tetorit 2019. Zgjedhje këto që shpërfaqën një kulturë të lartë demokratike të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Përgëzojmë partitë e koalicionit qeverisës për marrëveshjen e arritur dhe shprehim besimin tonë që Qeveria Kurti, e përbërë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, së bashku më partitë e pakicave etnike, do ballafaqohet më sukses me sfidat më të cilat përballet Republika e Kosovës.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dëshiron të vë në pah, sidomos, sfidat jo të lehta që përcjellin konsolidimin e mëtejmë të pozicionit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, si shtet sovran dhe i pavarur.

Ne shprehim besimin tonë të thellë që Qeveria e Kurti, së bashku me institucionet tjera të Republikës së Kosovës, do tejkalojë me seriozitet dhe profesionalizëm çdo sfidë dhe pengesë, në rrugëtimin e pandalshëm të Republikës së Kosovës drejt integrimit në strukturat Euro-Atlantike dhe anëtarësimit në OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë thekson më krenari faktin se, që nga shpallja e pavarësisë së saj, Republika e Kosovës është dëshmuar të jetë një shtyllë e fortë e paqës dhe stabilitetit në rajon, si dhe përçuese e denjë e vlerave dhe aspiratave Euro-Atlantike që kanë frymezuar gjithmonë kombin tonë.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy