Blushi: Meta nuk ka qenë përdorues i kartelave të kreditit për përfitime, përdoruesja e vetme ka qenë ish-bashkëshortja Kryemadhi

Blushi: Meta nuk ka qenë përdorues i kartelave të kreditit për përfitime, përdoruesja e vetme ka qenë ish-bashkëshortja Kryemadhi

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka marrë vendim për lënien në burg të Ilir Metës. Ai ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga "arrest në burg" në një masë më të butë, por GJKKO ka vendosur të lërë në fuqi vendimin.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Metës, Tedi Blushi, në një komunikim për emisionin “Të paekspozuarit” në MCN TV, ka komentuar akuzat lidhur me përfitimet e paligjshme përmes kartelave të kreditit.

 Blushi tha se Ilir Meta nuk ka qenë asnjëherë përdorues i këtyre kartelave dhe se vetëm ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, ka përdorur kartat për qëllime personale.

Ky konkluzion është i pavend, pasi nuk ekziston asnjë provë apo indicie që tregon se Meta ka pasur dijeni për përfitimet e paligjshme të ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, nga A. Shatku. 

Ilir Meta ka mësuar për ekzistencën e një karte të tillë gjatë kontrollit në banesën e nënës së Monikës Kryemadhi, por kjo kartë ishte e papërdorur, sipas deklaratës së Kryemadhit. Meta nuk ka pasur dijeni për përdorimin e kësaj karte në San Marino, për të cilin është njoftuar vetëm në seancën e parë pas arrestimit të tij.

Sa i përket dy kartave të tjera të përdorura, Meta është njohur me to vetëm më 27 maj, gjatë komunikimit të akuzës si i pandehur. Vetë organi i akuzës ka konfirmuar se Monika Kryemadhi ka qenë përdoruesja e vetme e kartave të kreditit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy