‘Po luteni për katastrofë shëndetësore’, Rama për kundështarët: Do humbni keq më 25 prill

‘Po luteni për katastrofë shëndetësore’, Rama për kundështarët: Do humbni keq më 25 prill

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pak çaste më parë kundërshtarëve politike, të cilët e kanë akuzuar për keqmenaxhimin e situatës së pandemisë në vend. Rama thotë se ata po luten për një katastrofë shëndetësore, por kjo dëshirë nuk do t’u plotësohet dhe për më tepër me 25 prill do të humbin me thellë.

“Ilir, që ti Monika Luli Saliu i keni varur shpresat tuaja të lodhura për pushtet tek ëndrra e katastrofës shëndetësore, këtë e kupton çdokush me dy fije mend! Që do dështoni edhe më keq se herë tjetër këtë do ta shihni në 25 prill! Kjo që bëni është një turp që do u mbetet juve!”-shkruan Rama.

Kryeministri nuk e lë me kaq, por publikon edhe një statistikë që vjen nga Italia si kundërpërgjigjje për të gjithë komentet që janë bërë sot pas tentativës për vetëvrasje të një 69-vjeçari në spitalin infektiv, duke u hedhur nga kati i tretë.

“Në Itali nga marsi në gusht janë vetëvrarë 71 persona me Covid dhe s'ka bërë vaki të merret opozita me këto tragjedi, po ju s'jeni opozitë, ju jeni një çetë e çakërdisur personazhesh qesharake me kostume serioze!Do kaloni dhe ju bashkë me Covidin, me dhimbje po do kaloni me dimrin!”-shkruan Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy