Raporti i OSBE-ODIHR për 11 Majin/ Zgjedhjet mes notës ngelëse dhe kaluese, 25 rekomandime

Raporti i OSBE-ODIHR për 11 Majin/ Zgjedhjet mes notës ngelëse dhe kaluese, 25 rekomandime

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit u vlerësuan nga OSBE-ODIHR si konkurruese dhe të menaxhuara profesionalisht, por të zhvilluara në një mjedis shumë të polarizuar politikisht. Raporti thekson se megjithëse kandidatët mundën të bënin fushatë lirisht, disa prej tyre raportuan kërcënime dhe presione gjatë procesit zgjedhor. Pabarazia e kushteve të garës mbetet një nga problemet kryesore të evidentuara.

Administrata zgjedhore mori vlerësime pozitive për transparencën dhe përfshirjen në menaxhimin e procesit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u cilësua si efektiv dhe i hapur në veprimtarinë e tij. Një element i ri ishte votimi nga jashtë vendit, i cili u realizua për herë të parë në Shqipëri dhe, sipas raportit, u menaxhua mirë pavarësisht marrëveshjes së vonë politike dhe disa sfidave organizative.

Përdorimi i aseteve publike presioni mbi votuesin

Një nga kritikat kryesore të raportit i drejtohet përdorimit të burimeve administrative nga Partia Socialiste në pushtet. OSBE-ODIHR thekson se ky fenomen krijoi një avantazh të padrejtë për zyrtarët e lartë, ndërsa u raportuan raste të presionit ndaj punonjësve publikë dhe votuesve. Raporti përmend gjithashtu akuzat për blerje votash dhe ndikimin e dyshuar të elementëve kriminalë në disa zona të vendit.

Fushata dhe media më 11 Maj

Fushata elektorale u zhvillua në mënyrë aktive në rrjetet sociale, veçanërisht në Facebook dhe Instagram, por mungesa e rregullimit ligjor për aktivitetet online u evidentua si mangësi. OSBE-ODIHR përmend edhe ndalimin e platformës TikTok nga qeveria më 6 mars 2025, që, sipas raportit, kufizoi mundësitë e disa kandidatëve për të bërë fushatë.

Polarizimi dhe tonet e fushatës

Raporti thekson se toni i fushatës ishte shpesh konfrontues dhe personalizues, sidomos mes liderëve kryesorë të partive. Kryeministri Edi Rama përdori etiketime si “buf kënete” për kundërshtarin Sali Berisha, ndërsa ky i fundit e quajti Ramën “Antikrisht” dhe “përbindësh”, duke e përshkruar qeverinë si “narkodiktaturë”. Ky gjuhë e ashpër konsiderohet si një faktor që rriti polarizimin politik dhe shkurajoi debatin për çështje programatike.

Rekomandimet e ndërkombëtarëve

Në fund, raporti përfshin 25 rekomandime për përmirësimin e proceseve zgjedhore në Shqipëri. Kryesori ndër to është reforma zgjedhore gjithëpërfshirëse, që duhet të ndërmerret me kohë përpara zgjedhjeve të ardhshme. Gjithashtu, OSBE-ODIHR kërkon depolitizimin e administratës zgjedhore, sanksione më të forta për keqpërdorimin e burimeve shtetërore, dhe masa për rritjen e transparencës dhe besueshmërisë së procesit zgjedhor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy