
Glauk Olldashi deklaroi se politika nuk është profesion si shumë vetë mund ta ngatërrojnë, por sipas tij është një bvarrë e madhe që duhet vendosë peshën për një më të mirë të vendit.
Politika nuk është profesion pir një barrë e madhe që çdokush merr përsipër për të mirën e vendit. nëse unë nesër dua të kontribuoj në politikë duhet të vë peshën duke dalë për një më të mirë të vendit tim. Është e shëmtuar që shumica e trajtojnë si një profesion dhe të presim radhën për të kapur diçka aty.
Ndërsa i pyetur se cilat janë pritshmëritë tuaja ai tha se, “Nëqoftëse kuvendi kombëtar supozojmë se shkarkon kryetarin aktual, pra nëse i bëhet një ristart partisë është e rëndësishme se si do bëhet. Nëse vërtet do ndiqen rregullat e statutit të PD kjo parti do ketë një rindezje dhe rifillim nga e para. Mbyllet etapa 30-vjeçare dhe hapet një etapë e re. Çdo problem i ndodhur aty lidhet me problemin kryesor me moszbatimin e rregullave, nëse do kemi një kryesi që funksionon dhe një kryetar që nuk bën çfarë do por jep diku llogari, partia do funksionojë. Çdo model demokratik për partinë demokratike do ishte zgjidhja më e mirë. Dhe nëse kjo ndodh PD do jetë jo vetëm fituese por më e madhja parti në vend”.



