Ministri serb në qeverinë e Kosovës i quan shqiptarët “terroristë”, Haradinaj e shkarkon menjëherë

Ministri serb në qeverinë e Kosovës i quan shqiptarët “terroristë”, Haradinaj e shkarkon menjëherë

Ministri serb i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal në qeverinë e Kosovës, Ivan Teodosijeviç, pikërisht në datën që kujton 20-vjetorin e bombardimeve të NATO-s, ka bërë një deklaratë diskriminuese dhe tendencioze. Ai nuk ka ngurruar t’i quajë shqiptarët terroristë, ndërsa masakrën e Reçakut e quan të trilluar.

“Arsyeja për agresion në shtetin tonë ka qenë e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë e Metohi. Masakra e Reçakut ishte trillim, kurse janë terroristët shqiptarë atë që trilluan gjithë këtë dhe bënë krimet më të mëdha në Kosovë e Metohi. Për këtë, sot askush nuk ka mbajtur përgjegjësi. Kanë bërë krime para agresionit të NATO-s, kanë vrarë serbë të mirë dhe policë në vendin e tyre të punës. Gjakpirjen e tyre e kanë vazhduar edhe gjatë agresionit dhe pas ardhjes së misionit të ashtuquajtur paqësor në Kosovë e Metohi”, ka thënë minsitri serb në qeverinë "Haradinaj".

Fill pas kësaj deklarate, kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë vendim që ta shkarkojë ministrin e Administratës Publike, Ivan Teodosijeviç, pasi ky i fundit ka ofenduar shqiptarët dhe ka thënë se Masakra e Reçakut është një trillim.

Ky është rasti i dytë që kur një anëtar i kabinetit të kryeministrit Haradiaj, bën deklarata të tilla. Dy javë më parë, kreu i qeverisë  shkarkoi Vesna Mikiç nga posti i zëvendësministres së Drejtësisë, për shkak të qëndrimeve të saj ndaj bombardimeve të Natos, në ish-Jugosllavi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy