I pyetur për Reformën në Drejtësi në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV, kryeministri Edi Rama tha se sipas tij ai është garancia që do të shkojë deri në fund. Kreu i qeverisë mohon ndërhyrjet në SHBA apo BE, ndërsa thotë se opozita ishte kundër. Gazetari Ylli Rakipi i kujton që kjo reformë u votua në Kuvend edhe nga PD dhe LSI.
Pjesë nga biseda në MCN:
Ylli Rakipi: Ky mandat është për drejtësinë, gati thoni që drejtësia jam unë?
Edi Rama: Unë s’jam drejtësia! Unë jam garancia që drejtësia nuk do të ripërmbyset dhe se reforma në drejtësi do të shkojë deri në fund. Unë jam lideri i asaj parit që e ka bërë reformën, që ka rriskuar rënien e qeverisë para kalimit të paketës së ndryshimeve kushtetuese. Nuk jam drejtësia unë. Nëse votohet për ata nuk ka më asnjë pengesë që drejtësia të rikthehet në proces degradimi dhe reforma të hyjë në proces zvarritje dhe shkatërrimi. Ilir Meta e thotë vetë Ramaforma.
Rakipi: Ka pikëpyetje të mëdha. Sa e votuan këtë reformë? Pse jeni ju garanti i vetëm kur e votoi dhe opozita
Rama: E votoi opozita reformën pastaj u futën në çadër për mos votuar Vetingun dhe kompromisi im me Bashën ka qenë që të merret gjithçka donte, por të rikthehej në parlament të për votuar Vetingun pastaj fillonte fushata zgjedhore, më pas ka vazhduar rezistenca. Meta është haptazi kundër reformës në të gjitha format dhe mënyra.
Rakipi: Se mendon që ka rënë në duart tuaja. Vetëm ti s’ke punë me drejtësinë, është e tmerrshme!
Rama: Po të kisha stres nga drejtësia s’do isha mbështet pa kushte i reformës. Nëse kam kapur reformën, kam kapur SHBA dhe BE. Kjo është shumë e ekzagjeruar, do kisha fuqi të mbinatyrshme. Dhe e treta, Saliu vërtetë luan me iPad por Pinoçeti ishte në shtratin e vdekjes kur e morën dhe e çuan në burg. Kanë s’kanë probleme me drejtësinë këtë punë do ta thotë drejtësia. Unë do them çfarë kanë këta që kanë marrë peng.
Rakipi: Të gjitha dosjet e kaluara nga opozita dhe pjesë të tjetra të shoqërisë civile, SPAK si ka marrë në konsideratë. Kush është ndaluar? A më thoni një të ndaluar?
Rama: Me dosjet SPAK nuk bën ndalime bën procese dhe është e pavërtetë që nuk ka çuar në gjykatë asnjë dosje. Është e vërtetë e kundërta që ka çuar në gjykatë dosje që i konsideron problematike, është dosje që lidhet me këto akuza. SPAK është akoma një krijesë e sapolindur, është akoma në pelena.



