Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin Debati ne Channel One deklaroi se koalicioni me Partinë Demokratike është i arritur për arsye se situata është shumë e keqe.
E pyetur se nëse është shumë shpejt ky koalicion, Kryemadhi thotë se asgjë nuk është herët kur situata është shumë e renduar si sot.
“Unë nuk kam asnjë lloj kompleksi për ti shkuar në zyrë as Bashës dhe askujt, situata është e tillë që duhej një front i bashkuar opozitar”, u shpreh kryetarja e LSI-së.



