
Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në një vizitë në Spanjë, është takuar me mbretin Felipe.
Ndërsa ndan fotografi nga takimi kreu i qeverisë shkruan:
Madrid, Spanjë - Me Mbretin Felipe VI dhe më pas me investitorë e operatorë turistikë, në panairin global të turizmit “FITUR Madrid”, ku Shqipëria gëzon një vëmendje të veçantë si surpriza befasuese e sezonit të kaluar.



