Drejtuesi i ri i SPAK, Beqiri: Dumani të bëhet Falcone i Shqipërisë, të gjitha krahët e politikës duhet ta kenë frikë

Drejtuesi i ri i SPAK, Beqiri: Dumani të bëhet Falcone i Shqipërisë, të gjitha krahët e politikës duhet ta kenë frikë

Altin Dumani i ka të gjitha shanset që të bëhet Falcone i Shqipërisë. I ka të gjitha mundësitë që të jetë i drejtë. Një njeri i pakompromis me askënd.

Ky është shansi i tij! E pati dhe Kraja një rast të tillë por nuk e shfrytëzoi, siç erdhi, iku. E ka shansin! Ka qenë i barazlarguar shumë nga të dy krahët e politikës.

Kështu deklaroi avokati Idajet Beqiri për kreun e ri të SPAK, nga studio e MCN Live, ku zgjedhjen e Dumanit e cilësoi si proces të rregullt, ligjor dhe profesional.

Ai shtoi se edhe ndjeshmëria në Këshillin e Lartë të Prokurorisë ishte e lartë, për shkak se të gjithë prokurorët votuan për Dumanin, ndërsa vota për dy kandidatët e tjerë ishin nga shoqëria civile, për të cilën tha se është shumë larg organit të akuzës.

Vetë ata që janë organ akuze, duan që të jetë Dumani. Të gjitha krahët e politikës duhet ta kenë frikë Dumanin, ligjin.

Ky është vend i mbuluar me aq shumë krime, sa është e frikshme të punosh në ato organe dhe të jesh drejtues i atyre organeve, aq më tepë që kemi krim cilësor që bën ligjin nuk e bën Policia e Shtetit ndaj këtyre grupeve kriminale.

Me para e mund shtetin sa herë të duash, kjo botë krimi që është në Shqipëri. Një situatë e tillë kërkon luftë pa kompromis.

Nëse do bjerë pre e tyre SPAK në tërësi dhe drejtuesi i saj, është dështim. Krimet në 32 vjet duhen zbardhur të gjitha, autori është ky, ka qenë ekzekutori...

Shqiptarët duhet ta dinë se nuk ka më të pandëshkueshëm në këtë vend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy