Gazetarja Klodiana Lala në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ komentoi dhe marrëdhënien e çiftit meta-Kryemadhi për të cilët u shpreh se jetojnë prej të paktën 4 muajsh të ndarë nga njeri-tjetri.
Ajo tha se nuk di ta lexoj dot politikisht nëse kjo është një lojë apo strategji e tyre, por konfirmon se jetesa e tyre veçmas nga njeri-tjetri është një fakt.

Që një politikan të hetohet ka një gjë do duhet të ketë një vepër bazë. Lidhur me këtë histori zonja Kryemadhi na ka pohuar se nuk jetonte më me Ilir Metën për të paktën 4 muaj, nuk e di nëse është një strategji mënyra se si po qasen ndaj prokurorisë së posaçme, por mund të konfirmoj se Meta jeton në një apartament në zonën e liqenit të thatë i vetëm pa bashkëshorten dhe fëmijët.
Ai dha dhe një detaj për shembull dhe këtu pastaj e ri konfirmova kur Meta në dukje dhe pse një detaj i parëndësishëm u shpreh se e ka marrë malli për Sashën dhe në mos gaboj Sasha ishte macja e tyre. Është lojë apo strategji mes tyre nuk di ta lexoj politikisht, por fakt është se ata të dy nuk jetojnë më bashkë të dy prej muajsh.



