“Serbia po injoron Kosovën përmes bashkëpunimit me Shqipërinë”

“Serbia po injoron Kosovën përmes bashkëpunimit me Shqipërinë”

Serbia po mundohet që përmes bashkëpunimit me Shqipërinë ta injorojë Kosovën.

Madje, Serbia dhe Shqipëria, pa e marrë pëlqimin e qeverisë së Kosovës kanë nënshkruar një protokoll bashkëpunimi për autostradat dhe linjat hekurudhore që nisen nga Serbia dhe të cilat kalojnë nëpërmjet territorit të Kosovës për të dalë në Shqipëri.

Njohësit e rrethanave politike në rajon thonë se Kosova nuk mund të anashkalohet nga shtetet fqinje për çështjet që kanë të bëjnë me Kosovën. Sipas tyre, Shqipëria nuk duhet të bjerë në “grackën” e Serbisë për të injoruar Kosovën, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Faton Abdullahu, këshilltar i kryeministrit të vendit, ka thënë se parimisht kreu i ekzekutivit, Isa Mustafa dhe Qeveria e Kosovës janë për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore në Ballkan, duke mos e përjashtuar as Serbinë.

Madje, sipas tij, ky është një obligim i vendeve të rajonit karshi Bashkimit Evropian dhe Serbia nuk mund ta përmbushë këtë obligim duke e anashkaluar Kosovën dhe duke e kompensuar me Shqipërinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy