Berisha: Ne e ngritëm PD-në si opozitë të vërtetë, që i besojnë shqiptarët

Berisha: Ne e ngritëm PD-në si opozitë të vërtetë, që i besojnë shqiptarët

Ish-kryeministri Sali Berisha në një takim me demokratët e Vlorës në kuadër të themelimit të degës, tha për kreun e PD Lulzim Basha se ai do të hyjë në histori si politikani më i papërgjegjshëm.

Berisha tha se Basha më 26 prill nuk duhet të merrej me manipulimin e votës së tij për të qëndruar ende në krye të partisë, por ai duhet të mos pranonte rezultatin e zgjedhjeve dhe pastronazhistët, duke dalë në protesta.

Ndërkohë më tej Berisha shprehet se në kohë rekord ai dhe grupimi i rithemelimit të PD ngritën partinë në një opozitë të vërtetë.

“U gjetën të tradhtuar nga një njeri që do të hyjë në histori si politikani më i papërgjegjshëm. Me gjithë këtë sot ne kemi rastin të ndjehemi krenar sepse në qoftë se hedhim një sy në hartën politike të Evropës ish komuniste forcat politike si e jona janë arkivuar në histori. Mirëpo, ne mbijetuam.

Me gjithë këtë ecuri në 25 prill ishin së bashku 620 mijë shqiptarë. Ishim së bashku 620 mijë shqiptarë, një forcë politike madhore. Nga këta 620 mijë vetëm 19% prej tyre i besonin kryetarit të PD.

Në vend që në 26 prill të mbushte sheshet për të mos pranuar sistemin e patronazhistëve, këto njeriu që shpalli masakrën elektorale do shndërrohej në tradhtarin absolut të demokratëve shqiptarë.

U mor me manipulimin e votës së tij për të garantuar karrigen. Përsëri në dallim nga parashikimet se ne mund të shuheshim, shkriheshim, jemi në këmbë dhe ne arritëm me idealet tonë të shënojmë një vit të errët dhe ta mbyllim në një vit shprese për shqiptarët.

Ne e ngritëm PD-në si opozitë të vërtetë, si forcë politike që i besojnë shqiptarët.  Dhe kjo jo se e them unë, por kjo faktohet nga të gjitha studimet të cilat treguan një rënie katastrofave në shtator, sot PD është ngritur mbi nivelin e prillit 2021. Sot PD është bërë shembull për shqiptarët”, deklaroi Berisha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy