Gazetari Neritan Sejamini tha në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv se opozita dhe kryesisht Partia Demokratike e ka zgjedhur rrugën e saj, që është një rrugë e rrahur në këto 10 vjet me deklarata hakërryese dhe herë pas herë ndonjë protestë, por duke mos sjellë asgjë të re.
Sipas Sejaminit, PD nuk u shpërbë, mbeti e bashkuar, por nuk po i përgjigjet aspiratës së shqiptarëve për ndryshim.
Opozita e ka zgjedhur rrugën, është rrugë e rrahur në këto 10 vjet, është rruga e deklaratave hakërryese, herë pas herë duan të bëjnë një protestë, por opozita nuk po sjell asgjë të re. Opozita ka qenë në pozicion të vështirë, nuk u shpërbë, mbeti e bashkuar me bazën e pothuajse të paprekur, por asgjë e re, opozita e vitit 2013.
PD nuk po i përgjigjet aspiratës së shqiptarëve për ndryshim, po bën gjithçka, por nuk po bën ndryshim.



