
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sot fondin për fushatën politike të zgjedhjeve të 25 prillit që do të mbahen këtë vit.
Pjesën më të madhe do ta përfitojë Partia Socialiste e cila është neë pushtet. PS do të përfitojë 63. 4 mln lekë, PD 38. 9 mln lekë, kurse Lëvizja Socialiste për Integrim 20. Milionë lek.
Vetëm pak ditë më parë KQZ hartoi draftin mbi alokimin e fondeve. Sipas KQZ ndarja e tyre është bërë duke akorduar 70% sipas numrit të deputetëve të fituar në zgjedhjet e fundit parlamentare, 20% në mënyrë të barabartë, ndërmjet partive parlamentare dhe partive politike që kanë përfituar mbi 10 mijë vota në zgjedhjet e fundit parlamentare.



