Pas Haxhinastos, mbërrin në prokurori ish-ministri i dytë i LSI-së Sokol Dervishaj

Pas Haxhinastos, mbërrin në prokurori ish-ministri i dytë i LSI-së Sokol Dervishaj

Pas Edmond Haxhinastos, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda lidhur me abuzimet me ndërtimin e rrugës "Tiranë-Elbasan" ka shkuar edhe ish-ministri i Transporteve, i zgjedhur nga LSI, Sokol Dervishaj.

Ai u paraqit në Prokurori mesdintën e sotme për të dëshmuar për abuzimet në lidhje projektin e rrugës. 

Dervishaj mbajti postin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës nga data 9 shtator 2016 deri në fund të qeverisjes PS-LSI, 2017. 

Ashtu si paraardhësi i tij Haxhinasto edhe Dervishaj është thirrur për të dëshmuar në lidhje me skandalin e rrugës Tiranë-Elbasan, ku sipas hetimeve, ka pasur një dëm prej 37 milionë dollarësh me zbatimin e projektit.

Dje ishte Haxhinasto

Dje Haxhinasto dha informacion mbi rolin politik që ka ministri në mbarëvajtjen e projekteve, ku peshën kryesore e ka perfomanca e kompanisë së përzgjedhur dhe superviziori.

Kontrata në fjalë nuk është bërë në kohën kur Haxhinasto ka qenë ministër, por ka nisur më herët që në vitin 2011. Pas daljes nga prokuroria, ish-ministri tha se ishte pyetur ne cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen në lidhje me ato gjëra që kane të bëjnë  si ish-drejtues politik. 

"U pyeta për projektin e rrugës Tiranë-Elbasan që siç e dini është në hetim. Për ato gjëra që kanë të bëjnë me përgjegjësitë e mia si ish-drejtues politik i Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës gjatë një periudhe të zhvillimit të këtij projekti", deklaroi Haxhinasto.

Për dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan dy javë me parë me urdher të prokurorisë  është arrestuar ish-drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika, si dhe drejtori dhe ish drejtori i njësisë së menazhmit të projektit.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy