Balliu: Ky referendum shkarkon sot Lul Bravën

Balliu: Ky referendum shkarkon sot Lul Bravën

Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu nga Lushnja ka komentuar lidhur me ecurinë e votimit në referendumin e sotëm për shkarkimin e Bashës për të cilin tha se pjesëmarrja është masive.

Ai e cilësoi si të turpshme heqjen e emrave të anëtarësisë së partisë nga lista nga ana e Bashës, teksa theksoi se kjo tashmë nuk ka më rëndësi pasi sot me këtë referendum Lul Basha do të shkarkohet.

Votova në Tiranë dhe u zhvendosa në Lushnje, këtu pjesëmarrja është masive anëtarësia është derdhur në çdo qendër votimi për të votuar shkarkimin e Lul Bravës. Ajo që ka rëndësi është çështje teknike vota garantohet duke pasur kartën e anëtarësisë, por fakti që i ka hequr emrin nga lista, ky është turp dhe për këtë duhet të mbajë përgjegjësi por tani kjo nuk ka rëndësi sepse Lul Brava sot me referendumin shkarkohet.

Heqja e anëtarëve të partisë nga lista e PD është turp, por ajo që ka më shumë interes është se ky proces në Lushnje po ecën në mënyrë perfekte, kanë vërshuar për të votuar, ndërsa përsa i përket shifrave në fund të procesit bëhen të ditura për të qenë sa më korrekt. Sa i përket mbushjes së sallës në Pallatin e Kongreseve mund të them se janë demokratë të gënjyer aty por dhe ata do sqarohen, por demokratët aty numërohen me gishtat e dorës, pjesa tjetër janë biznese që kanë lidhje me kunatin e Bashës. PD sot voton në referendum, shkarkon Lul Bravën dhe kjo është çështje e mbyllur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy