Kërcënon Hoti: Partitë të dakordohen për president të ri ose për zgjedhje të parakohshme

Kërcënon Hoti: Partitë të dakordohen për president të ri ose për zgjedhje të parakohshme

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se në një periudhë jo të largët kohore partitë duhet të vendosin nëse duan zgjedhje të reja ose do të pajtohen për një emër të ri për postin e presidentit.

Në konferencën e mbajtur sot Hoti ka thënë se pas dorëheqjes së presidentit Hashim Thaçi për t’u paraqitur para Gjykatës Speciale në vend është krijuar rrethanë e re, që ka dy rrugë për zgjidhje.

Sipas tij, partitë duhet të bëhen bashkë për t’u dakorduar për presidentin e ri ose të dakorodohen për të caktuar datën për zgjedhjet e parakohshme.

“Presidenti i vendit nuk është në detyrë, ka dhënë dorëheqje e që nënkupton se ne duhet të ndërmarrim hapat dhe veprimet kushtetuese. Janë dy rrugë, partitë duhet të bëhen bashkë për t’u dakorduar për presidentin e ri, ose të dakordohen për të caktuar datën për zgjedhjet e parakohshme. Kanë ndodhur para një jave. Ende s’kemi filluar konsultimet e brendshme me partitë për të parë cili është disponimi. Kemi deklarime publike të partive të ndryshme karshi kësaj teme, por po besoj së shpejti, për disa ditë, disa javë, ulemi të gjitha partitë e të flasim si njerëz të civilizuar, si parti të përgjegjshme për të gjetur zgjidhje për qytetarët”, ka thënë ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy