Bushati: Era e demokracisë me Amerikën e Trump ka mbaruar. Kjo i leverdis Ramës në Tiranë, Vuçiçit në Serbi dhe Dodikut në Bosnje

Bushati: Era e demokracisë me Amerikën e Trump ka mbaruar. Kjo i leverdis Ramës në Tiranë, Vuçiçit në Serbi dhe Dodikut në Bosnje

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka komentuar ndikimin e mundshëm të administratës Trump në Shqipëri dhe rajon.

Bushati theksoi se edhe nëse heqja e "non-gratës" ndaj Sali Berishës do të ndodhte, kjo nuk do të kishte ndonjë vlerë të madhe, pasi efekti i këtij vendimi është ezauruar, duke e përfunduar qëllimin për të goditur Berishën.

Për Bushatin, era e demokracisë në kuadër të politikës amerikane ka përfunduar. Ai e shikon këtë si diçka që i leverdis shumë liderëve si Edi Rama në Shqipëri, Aleksandar Vuçiç në Serbi dhe Milorad Dodik në Bosnje, sepse administrata Trump preferon liderë të fortë dhe jo procese të thella demokratike.

Nuk është sekret që administrata Trump do të bëjë një ç'rrënjosje të ndikimit të Soros, i cili influenconte administratën e kaluar të demokratëve, por pyetja që ngre unë është, a mjafton lufta globale e Trump ndaj Soros, për të sjellë një ndryshim minimal në Shqipëri? Dyshoj se jo.

Shembull tjetër, do të hiqet non-grata? Nëse hiqet non-grata sot nuk ka asnjë vlerë. U ezaurua. Ajo kishte dy qëllime, ti jepte zarave të Ramës PD-në, nuk e arriti këtë dhe e dyta, të shërbente si paketë propagandistike që SPAK-istët të thoshin na tha Amerika ta çojmë Berishën në burg, këtë e arritën. Sot edhe po t’ja heqësh non-gratën, SPAK-u do vazhdojë ta përndjekë. Pra, PD-ja e tejkaloi këtë të non-gratës.

Frika ime është që sot në Amerikë ka ardhur në pushtet një administratë shumë më pak e vëmendshme, e ndjeshme ndaj demokracisë liberale, ndarjes së pushteteve, një loje demokratike. Si njeri që bën deal, Trump do liderë të forta, nuk vlen vetëm për Shqipërinë. Rama i mbyll këto punë. E njëjta gjë në rajonin tonë do të ndodhë edhe për Vuçiç. Demokratët e qelbën por kishin një lloj ndjeshmërie, për promovimin e demokracisë. Kjo erë me Amerikën e Trump ka mbaruar. Kjo më shumë se kujtdo, i leverdis Ramës në Tiranë, Vuçiç në Serbi, Dodik në Bosnje, e me rradhë.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy