Balliu: Dhunën e solli qeveria dhe jo TikTok, institucionet e familjes janë goditur nga shteti

Balliu: Dhunën e solli qeveria dhe jo TikTok, institucionet e familjes janë goditur nga shteti

Shefi organizativ në PD Klevis Balliu në MCN Live ka komentuar deklaratën e kryeministrit Rama lidhur me mbylljen e TikTok pas ngjarjes së rëndë ku humbi jetën 14-vjecari Martin Cani.

Ai tha se problemin nuk e solli TikTiok por kjo qeveri dhe vetë Rama të cilët nuk bënë asgjë tjetër përveçse kanë promovuar dhunën.

Sipas tij, kjo qeveri ka goditur institucionin e familjes për të cilën u shpreh se ajo është baza dhe se PD për këtë do të luftojë për ta rikthyer.

Pse një njeri sot do donte të behej doktor kur doktori në Shqipëri merr 1 mln lekë dhe qiraja shkon 700 mijë lekë, për çfarë ta dojë, nuk do ai se këta i kanë mësuar se trafikanti është i pasur dhe këtë model e solli Tamatoku, jo tiktok. Tiktok ka dhe në Evropë, por s’kanë këto shifra sepse ata s’kanë Ramën, ne e kemi, sepse Rama promovoi modelin e dhunës.

Veliaj u shkri së qeshuri, kaloi në orgazëm kur pa dhunën e ushtruar te banorët e unazës, kur gra shtatzëna dhunoheshin, kur fëmijët goditeshin me shpulla. Në kohën tonë në parlament ka pasur deputetë dhe jo trafikantë dhe kjo ka një diferencë të madhe.

16 vjet ka qeverisur partia jonë dhe nuk e gjen dot emrin e një trafikanti, ndërsa këta sot nuk i përmendin dot emrat e tyre.

Duhet të kthejmë vlerat e familjes dhe këtë synojmë ne, se Rama nuk e do institucionin e familjes, ekonomia një arsye tjetër sepse aty ku ka varfëri ka krim.

Që shkolla të funksionoi baza duhet të kthehet fillimisht te familja se ajo është e para. Ligji për arsimin e lartë që ne kemi protestuar aty filloi degradimi kur në shoqëri sot promovohen antivlera, janë vendosur drejtorë shkollash patronazhistë.

Ne sot në ditën e alfabetit drejtohemi nga analfabet. Prandaj them që metoda jonë është, e para të kthejmë institucionin e familjes, së dyti ekonomia është baza, duhet mbështetur dhe lënë e lirë ekonomia, duhet mbështetur biznesi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy