‘Shqipëria pa prokurorë’/ Beci: Sistemi në kolaps total,  shkak vetingu i pa studiuar

‘Shqipëria pa prokurorë’/ Beci: Sistemi në kolaps total,  shkak vetingu i pa studiuar

Ish prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci, në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV ka komentuar lidhur me vakancat për prokurorë.

Ai tha se shkak për këtë është bërë vettingu i pa studiuar mirë dhe pa menduar se si do plotësoheshin këto vakanca. Sipas tij kemi 38% më pak prokurorë dhe kjo çon në atë që quhet kolaps i sistemit.

Faktikisht në sistemin e prokurorisë ka 198 prokurorë ose 62% e numrit organik të parashikuar. Referuar të gjitha këtyre fakteve që ka lidhje drejtpërdrejtë me një veting të pa analizuar mirë për shkak se do krijoi këto vende vakante gjithsesi nuk ishin planifikuar dhe studiuar mënyrën se si do plotësoheshin këto vende vakante.

Për shkak të këtyre mangësive prokurori i përgjithshëm ka tentuar të bëjë organizime. Kemi 38% më pak, pothuajse gjysma dhe në bazë të raportimeve rezulton se në berat një prokurori ka hetuar 420 çështje penale, në Tiranë 313, në Fier 369, çështje penale. Për dikë që kupton se ç’është hetimi penal për një prokuror me 400 çështje duhet ti bëjmë të fala hetimeve.

Për të mos folur për zgjidhen për çështjet që kanë qytetarë. Nëse një prokuror ka një ngarkesë të theksuar kemi tre elementë shpejtësia në hetim, hetimi objektiv dhe i thelluar dhe e shkelja e të drejtës së individit dhe ky është një kolaps total i sistemit. Të gjitha këto çojnë në dëmtimin e cilësisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy