Nënshkrimi i marrëveshjeve: Nga lehtësi kalimi në pikën kufitare deri te heqja e kufizimeve për pranimin e studentëve nga dy vendet

Nënshkrimi i marrëveshjeve: Nga lehtësi kalimi në pikën kufitare deri te heqja e kufizimeve për pranimin e studentëve nga dy vendet

Gjatë prezantimit të 19 marrëveshjeve, në mbledhjen e sotme mes të dy qeverive Kosovë-Shqipëri,

Fillimisht ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, bëri me dije se protokolli i parë që do nënshkruajnë, është se nga data 1 qershor deri 30 shtator, për çdo fundjavë dhe festa shtetërore “në kufijtë tanë shtetasit do kalojnë me lehtësi  në pikat kufitare për të mos krijuar vonesa”.

Nga ana tjetër, zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Popovci, ka thënë se Kosova dhe Shqipëria do të nënshkruajnë marrëveshje me të cilën do të hiqen të gjitha kufizimet për pranimin e studentëve në institucione publike.

Sipas tij, me këtë marrëveshje maturantët nga Kosova dhe Shqipëria do të kenë qasje të barabartë në 19 universitet publike nga Gjirokastra deri në Mitrovicë, duke shtuar kështu mundësinë për përzgjedhjen institucioneve të larta.

“Gëzon fakti se marrëveshja po nënshkruhet në prag të regjistrimit të studentëve në universitete prandaj edhe mund të fillon të zbatohet këtë vit”, shtoi ai.

Sipas ministres shqiptare Evis Kushi, çdo i ri që ka një diplomë të shkollës së mesme, mund të ndjekë studimet në çdo Universitet në dy vendet.

Ajo bëri me dije se marrëveshja do të hyjë në fuqi vitin tjetër shkollor.

Nga ana tjetër qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të nënshkruajnë një marrëveshje për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve nga dy shtetet.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se Policia e Kosovës dhe Shqipërisë gëzojnë një bashkëpunim të shkëlqyer në ofrimin e sigurisë dhe ruajtjes e jetës së qytetarëve tonë.

“Në kuadër të kësaj do të nënshkruajmë marrëveshja e cila do të krijojë lehtësira në pikën kufitare e cila ka kalimin më të madhe të qytetarëve të dy vendeve Vërmicë-Merdare. Deri në fund të shtatorit do të ketë kalim të lehtësuar të kufirit ndërsa marrëveshja do të përcaktojë procedura të tilla lehtësuese”.

Bashkëpunim doganor mes Shqipërisë dhe Kosovës, kjo ishte një tjetër marrëveshje që firmoset sot, dhe që do të ngris një grup pune. Grupi do të japë koston dhe përfitimin e një bashkimi doganor.

Pra, palët do të punojnë për hartimin e studimit që do të prezantohet në nëntor.

Poashtu dy ministrat e Brendshëm, ai i Kosovës dhe ai i Shqipërisë kanë nënshkruar marrëveshje për shkëmbimin e të dhënave në kohë reale për gjendjen civile. Pra në rast se një shtetas kosovar i cili do të martohet në Shqipëri, gjendja civile në Kosovë do të njoftohet në kohë reale për këtë ndryshim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy