
Deputeti më i votuar në zgjidhjet e 25 prillit nga PD në Elbasan, Luçiano Boçi është personi i tretë që denoncon se bravat e zyrës së tij janë ndërruar.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e cilësuar frikë nga anëtarësia, Boçi shkruan se i janë ndërruar bravat e dyerve. Ndërkohë më tej, Boçi shkruan se anëtarësia do të shprehë vullnetin e saj me referendum ditën e shtunë, kur dhe është planifikuar Kuvendi Kombëtar i PD i thirrur nga Lulzim Basha.
“TË KESH FRIKË NGA ANËTARËSIA
Edhe në Elbasan PD ndërron bravat e dyerve!!!???
Me urdhër nga lart kuptohet.
Ndonëse po vrapojnë për të zyrtarizuar përçarjen, janë në panik nga……anëtarësia dhe verdikti i saj.
E tmerrshme se si mund të përfundojnë në këtë derexhe.
Po vota nuk është thjesht një letër që hidhet në një kuti.
Vota është shpirt e mendje!
Votën anëtarësia e ka shprehur e ka dhënë çdo ditë kudo, në familje, në klub, në biseda me njëri-tjetrin.
Po ne sa e sa herë i kemi ftuar i kemi thirrur të votojnë, duke rrahur gjoksin e duke thënë: sa shumë janë njerëzit tanë?
Tani ju i përzeni, ju i refuzoni, i mbyllni derën e shtëpisë së vet?!
Ju qofshi në marrëzinë tuaj!
Dyert dhe mund t’i mbyllni po e vërteta e vullnetit të tyre nuk mund të kyçet.
Anëtarësia do ta shprehë vullnetin e saj në referendum.
Mos keni iluzione se i ndaloni dot duke futur në xhep bravat!
E shtunë dt 18 nga ora 08-17.00
PD I TAKON ANËTARËVE TË SAJ!”, shkruan Bo, shkruan Boçi.
Kujtojmë se këtë javë Rithemeli i PD denoncoi ndërrimin e bravave të zyrave në selinë e PD, ndërsa e njëjta gjë u denoncoua më herët dhe nga deputeti i PD në Fier, Luan Baçi i cili tha se kjo gjë erdhi pasi ai u shfaq krahë ish-kryeministrit Sali Berisha në foltoren e Fierit.



