
Deputeti i PL-së, Petrit Vasili ka komentuar në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCNTV lidhur me menaxhimin e sistemit shëndetësor në vendin tonë.
Ai tha se ka dështuar sistemi i referimit në spitale, ndërsa shtoi se qeveria neglizhon aparaturat për jetën njerëzore. Sipas tij e gjithë kjo vjen si rezultat i një punë jo mirë të organizuar nga qeveria.
Të tëra ato që janë shtyllat themelore të sistemit shëndetësor ato janë rrëzuar. Ju shikoni radhë të qytetarëve në spitale sigurisht ky frekuentim sjell dhe përkeqësim të kushteve higjeno-sanitare dhe kjo vjen për shkak të shkatërrimit shëndetësor. Gjërat nga më të thjeshtat qytetarët i drejtohen në QSUT, ndërkohë që në rrethe ka shumë mundësi që të kryhen sepse s’ka nevojë që një apandesit të vijë në Tirarë. Ne kemi Durrës, Shkodër, Vlorë, Elbasan staf mjekësor të specializuar, jo të gjithë duhet ti drejtohen kryeqytetit. E gjithë kjo vjen nga çorganizimi. Kemi një qeveri që punon me dy shpejtësi, kur vjen puna për të siguruar barnat oksigjenatorët nuk vijnë, nevojat themelore për qytetarët bëhen avash- avash, por këto ndodhin kur kemi një qeveri që s’ka lidhej me shëndetësinë.
Lidhur me vaksinimin e fëmijëve, Vasili shprehet se Rama gënjen për shifrat.
Unë nxjerr fakte nuk bëj akuza. Ballafaqimin e fakteve mund ta bëni dhe ju, para 2-3 ditësh tha në çfarë gjendje e gjetën vaksinimin e fëmijëve pra gënjeu, sepse tha ku e gjetëm dhe ku e çuam por ai nuk ka bërë asgjë. Kemi përballë një kryeministër të paturp, gënjen edhe hedh poshtë mundin dhe djersën e atyre njerëzve të ndershëm. Dhe tani thotë ku e gjetëm, e gjeti mbi 98%. Themeli i vaksinimit është të vaksinohet e gjithë popullata për tu mbrojtur.



