Ish-drejtori i Policisë Ndërtimore: Situata në Unazën e Re, faj i politikës

Ish-drejtori i Policisë Ndërtimore: Situata në Unazën e Re, faj i politikës

Situata e krijuar sot në zonën e Astirit, ku përplasja e banorëve me forcat e policisë u pasua me 12 të lënduar, ka ngjallur jo pak reagime. Ish-drejtori i Policisë Ndërtimore, Erion Softa, thotë se në një situatë të tillë tmerri, për faj të politikës, janë përfshirë banorë, efektivë policie dhe punonjës të IKMT-së.  

Kam drejtuar aksione për prishjen e mijëra ndërtimeve pa leje. Atëherë kur shtet nuk kishte. Atëherë kur punonim natë e ditë pa polici, pa mjete por me profesionalizëm dhe pa urdhra partie. Por kurrë nuk pashë pamje të tilla. Sot ndihem i keqardhur për ata qindra banorë që situata i bën të lëndohen dhe të bëjnë vepra penale të rënda por dhe pranë Policisë së Shtetit dhe forcave të IKMT që përballojnë një situatë tmerri. Faji i takon politikës që e solli në këtë ditë”, shkruan ai në Facebook.

Softa ka mbajtur detyrën e kreut të Policisë Ndërtimore nga viti 2001 deri në 2005. Gjatë kohës kur ai ka drejtuar Policinë Ndërtimore janë kryer disa prej aksioneve më të mëdha në kryeqytet, si pastrimi nga ndërimet i parkut “Rinia” dhe shembja e ndërtimeve në të dy anët e Lanës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy