Dialogu me Serbinë/ Kurti: Nuk ka datë të takimit me Vuçiçin, takimi i ardhshëm varet nga BE

Dialogu me Serbinë/ Kurti: Nuk ka datë të takimit me Vuçiçin, takimi i ardhshëm varet nga BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot në një konferencë për media në Prishtinë se nuk ka ndonjë datë të caktuar të takimit me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Ai tha se bllokimi i boksierëve të Kosovës nga Serbia shpërfaqi fytyrën e thelbin e saj si shtet për ata që kanë pasur dilema.

“Me bllokimin që ua bëri Serbia boksierëve tanë, Serbia e shpërfaqi fytyrën për ata që kanë pasur dilema dhe këto çështje do të diskutohen edhe në Bruksel. Natyrisht që të gjitha këto çështje do të adresohen në Bruksel, por edhe para takimit sepse jemi në komunikim me ta përmes letrave që ua dërgojmë”, tha Kurti.

Ai tha se sa i përket takimeve të përfaqësuesve të delegacioneve ndërmjet dy shteteve në Bruksel, do të mund të ndodh dikur në gjysmën e dytë të nëntorit, dhe se sa i përket udhëheqësve të dy shteteve nuk ka ndonjë datë.

 “Takimi do të mund të ndodhte diku në gjysmën e dytë të nëntorit sa i përket përfaqësuesve të dy shteteve tona ndërkaq sa i përket udhëheqësve të shteteve nuk ka ndonjë datë për këtë gjë por kjo varet në masë të madhe prej lehtësuesit gjegjësisht prej Përfaqësuesit të Lartë Josep Borell dhe Emisarit të tij Lajçak”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy