Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në konferencën e sotme për media është ndalur te vështirësitë e një sektori tjetër në vend, që ka të bëj me menaxhimin e ujit të pijes.
Sipas Metës, teksa në vend prodhohen 272 milionë metër kub, 67% e tij, humbet ose vidhet nga keqmenaxhimi i qeverisë Rama.
Të gjithë do të preken nga vendimet e fundit pavarësisht nga demagogjia e qeverisë. pasojat e vërteta dhe më të rënda, përfshi edhe vendimin e fundit për rritjen marramendëse të çmimit të energjisë, vijnë si rezultat i mungesës së përgjegjësisë së një artisti që ka 10 vjet që ka marrë lejen në fushën e vjedhjes dhe korrupsionit. Asnjë justifikim nuk qëndron. Le të marrim në konsideratë situatën me menaxhimit e ujit të pijshëm, i cili ka edhe ai efektin e vet në këtë dështim të çështjes së energjisë.
Dështimet e jashtëzakonshme në këtë sektor, pavarësisht se premtoi që do garantonte 24 orë ujë, është spektakolar. Uji për të cilin nuk merren të ardhurat është shumë i lartë, 67% e tij, humbet ose vidhet nga keqmenaxhimi.
Vendi ka një prodhim të lartë të ujit, 272 mln kub në prodhim, nga 175 mln kub që kanë nevojë qytetarët dhe pavarësisht shuma të jashtëzakonshme që janë dhënë nga qeveria dhe pushteti vendor, këto para kanë përfunduar në xhepat e korrupsionit.
Edhe OSHEE, sipas ish-presidentit është me 23 për qind humbje ndërkohë që janë investuar 1 miliard euro për të zvogëluar këto humbje.
Meta ndër tjera u bëri thirrje qytetarëve që të ruajnë sahatet nga patronazhistët, sepse sipas tij, mund t’u mbi faturojnë.
Humbjet duhej të ishin 6-9 për qind. 1 miliardë euro janë hedhur në lumë e situata vijon të jetë e rëndë.”
Ju e dini që OSHEE shkëlqen me dështimet e saj. Humbjet e OSHEE janë të paktën 23%, megjithëse është investuar shumë. Humbjet duhet të ishin 6-9%. 1 miliardë euro janë hedhur në xhepat e korrupsionit të Rilindjes. Ne e dimë që Furnizuesi i Shërbimit Universal ka 920 mijë fatura, nga të cilat 800 mijë janë qytetarët. Prodhimi i KESH, edhe në vitin më të thatë, është i mjaftueshëm për të përballuar të gjithë konsumin në vend. Dihet që kosto e prodhimit nga uji është mjaft lirë, 1.5 lekë. Ndërkohë që kosto e shitjes nga FSHU është 42 lekë plus tvsh. E gjithë kjo situatë që paraqitet si situatë për efekt të luftës në Ukrainë në fakt është si rezultat i dështimit të plotë të çdo lloj reforme në vend, në sektorin e energjisë dhe ujësjellës kanalizime.
U bëjmë thirrje qytetarëve që të verifikojnë faturimet dhe të ruajnë sahatet e tyre nga ndërhyrjet e patronazhistëve dhe jo vetëm për ti mbifaturuar.



