Inxhinieri i ndërtimit, Arben Meçe, në studion e lajmeve qnë MCN TV ka komentuar lidhur me VKM për ndërtimet pa leje për të cilin u shpreh se ajo nuk ka s’ka fuqi pronëvepruese, ndërsa theksoi se kemi ligjin në dispozicion për këtë.
Meçe sqaroi se ligji 107, i 2014, i cili në penalitet thotë se inspektorati kur konstaton ndërtim pa leje apo shtesë dënon me gjobë të barabartë me vlerën e punimeve të kryera pa leje.
Sipas tij objektet e bëra shtesë duhet kontrolluar për të garantuar sigurinë dhe kushtet urbane dhe pastaj sipas ligjit, që këto të ekzistojnë në këmbë duhet ti rikthehen procedurave teknike.
Jemi me një çështje që nisi nga qeveria. Jemi në aksion politik apo shtetëror për të goditur fenomenin këtu nis debati. Ndërtimet janë objekt i ligjeve ligji kryesor që penalizon ngjarjet është ligji 107 i 2014, i cili në penalitet thotë se inspektoriati kur konstaton ndërtim pa leje apo shtesë dënon me gjobë të barabartë me vlerën e punimeve të kryera pa leje. Jo me pak se 5 mln, më tej urdhëron prishjen e objektit ose konfiskimin tij. Mjafton kjo dispozitë që sot është në fuqi do të thotë se vendimi që ka dalë s’ka fuqi pronëvepruese dhe e dyta ne kemi një ligj në fuqi që thotë se nëse nuk përbën vepër penale në këtë rast natyrisht që jemi në produktet e një vepre penale e cila automatikisht sekuestrohet dhe për të dalluar sekuestron nga prishja i lihet një afat e personit që ti drejtohet institucionit që të gjykojë nëse ky investim dëmton. Kjo ka të bëjë me jetën e njerëzve që do futen aty dhe do parë siguria, duhen futur për kontroll për kushtet e sigurisë. Automatikisht ky projekt duhet kontrolluar për të garantuar sigurinë dhe kushtet urbane dhe pastaj sipas ligjit, që këto të ekzistojnë në këmbë duhet ti rikthehen procedurave teknike.
Më tej ai theksoi ligji e ka përcaktuar qartë se çfarë duhet bërë, sepse sipas ky vendim është i pavlefshëm kur ligji ekziston. Ai denoncon se në mbikëqyrje të IMVT është ndërtuar pallati 9 katësh, ndërsa shtoi se nëse akti është i përsëritur atëherë e shton penalitetin.
Vendimi s’kishte pse të bëhej sepse bllokimin dhe konfiskimin e objektit e kemi. Ligji ta jep ty shtet këtë s’ke pse bën. Nëse do e shohim si plotësim këtë VKM, atëherë kush është sot baza ligjore dhe pse nuk është zbatuar? Qytetarët në përgjithësi ndeshet me IVMT në varësi të bashkisë. Ndodhemi para një kushti që në mbikëqyrje të IMVT është ndërtuar një 9-katësh, për të proceduar këtë do të thotë që gjithë zinxhiri i IVMT nga kryetari duhet të shkarkoheshin dhe të kalonin në ndjekje penale për shpërdorim detyre. Detyra që i jepen IMVT është që të bëjë kontrollin që nga vendosja e tabelës. IMVT është akti fundit që bën në ndjekjen penale. Ky ligj për të gjithë investitorët që kanë shkelur ligjin ndjekjen penale e kanë në kurriz, konfiskimin po ashtu. Nga 2000 e këtej kemi fenomenin që merret leja për 8 kate dhe ndërtohen 8 të tjera këto legalizohen dhe bëhen dy akte gabim, që shteti duhet ti ketë në konsideratë nëse ka garanci kjo shtesë.



