
Inflacioni pritet të ulet ndjeshëm vitin e ardhshëm ka deklaruar në Komisionin e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj teksa ka prezantuar projekt buxhetin 2023.
Ajo tha se gjatë gjysmës së parë të këtij viti deficiti llogarisë korrente ra gati në 10%. Rritja ekonomike për vitin 2022 e kemi rishikuar për lart projeksionin tonë nga 3.2% që mendonin para luftës në 3.7%.
Në skenarin tonë bazë 3.6% parashikohet vitin e ardhshëm të inflacionit, 3% pritet të jetë në fund të vitit 2023. Rritja ekonomike ishte 4.2% në gjysmën e parë të vitit që lamë pas. Konsumi, investimet ishin kyçe për këtë. Oferta agregate ishte me bazë të gjerë. Papunësia gjatë gjysmës së parë të vitit ranë 11.3%. Gjatë gjysmës së parë të këtij viti deficiti llogarisë korrente ra gati në 10%. Rritja ekonomike për vitin 2022 e kemi rishikuar për lart projeksionin tonë nga 3.2% që mendonin para luftës në 3.7%. Për rritjen ekonomike për vitin e ardhshëm, rritja reale 2.6%. Kjo rritje do vijë nga kërkesa e brendshme. Pritet të ndikoj pozitivisht kërkesa e huaj neto. Parashikimi më I fundit I FMN, është 2.2% rritje. Nga oferta agregate, rritje reale e konsumit real 1.3%, 4.5% rritje e investimeve, eksportet neto 3.6% rritje reale. PBB rritje reale në kahun pozitiv në të gjithë sektorët e ofertës, bujqësi, shërbimet dhe ndërtimi. Shërbimet me rritjen kryesore.
Më tej ajo theksoi se presim që defiçiti fiksal të jetë më i ulët se kufiri buxhetor 3-3.5% të PPB. Sipas saj, borxhi publik të bije në 69% deri ën fund të këtij viti nga 72% që ishte një vit më parë.
Duke vijuar trajektoren rënëse. Borxhi polic do vijoj të bjerë edhe në vijim, duke ruajtur trendin. Në të njëjtën kohë 5.5% PBB investimet. Defiçiti total 2.6% të PBB, balancë korente fiskale, 2.9% të GDP. TË ardhurat totale buxhetore 631.1 miliard lekë, 239% e PBB. Nga 28.2% që është në vitin 2022. Rritje shpenzimet buxhetor e 687.2 mld lekë, rritje 26.5 mld lekë, krahasuar me 2022. Buxheti 2023 mbështetet nga paketa fiskale që miratohet sot në mbledhjen e qeverisë dhe do vihet po sot në dispozicion të kuvendit. Ligji i ri për tatimin mbi të ardhurat është shumë i rëndësishëm. Kemi ndryshime rritja e kufirit të pa tatueshëm nga 40 000 në 50 000. Do reduktoj të ardhurat në buxhet 1.2 mld lekë, por do rriten të ardhurat familjare me mbi 1 mld lekë për familjet shqiptare. 70 000 punëmarrës përfituese të këtij grupi pagash 40 000 – 50 000. Profesionet e lira do kontribuojnë në buxhetin me mbi 2 mld lekë në vit. Këto do jenë subjekte tatimi”, tha ndër të tjera ministrja.
Ndërsa në fjalën e saj, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tbaaku ka paralajmëruar se do të çojnë në Gjykatë Kushtetuese buxhetin e shtetit për vitin 2023. Tabaku shprehet se nuk mund të prezantohet projket buxheti pa ligjet fiskale.
Nga ana tjetër PS këmbëngul se sot është vetëm prezantimi i projekt buxhetit ndërsa nesër do prezantohet paketa fiskale. Ajo tha se nëse kjo mbledhje nuk përsëritet do e dërgojnë buxhetin në Gjykatën Kushtetuese.
Mbledhje antikushtetuese. Ministrja prezantoi projekt buxhetin pa prezantuar ligjet fiskale se sa dhe si do jenë taksat e shqiptarëve gjatë vitit të ardhshëm. Në një vit kur të gjithë duhet të diskutojmë se ca mund të bëjmë më mirë, qeveria ka një arrogancë, shkel ligjin dhe nuk sjell në parlament ligjet fiskale. Deputetë nuk mund të jenë noterë që dëgjojnë deklarata për shtyp të një ministreje, parlamenti nuk mund të trajtohet si noter dhe nuk mund të shpërfillet puna e deputetëve duke i rreshtuar dhe të dëgjojnë çfarë ka për të thënë ministrja. Ne emër të PD do e çojmë buxhetin në gjykatë kushtetuese nëse kjo mbledhje nuk përsëritet.



