Gupi: Ekipi politik i Veliajt, me sekserë

Gupi: Ekipi politik i Veliajt, me sekserë

Avokati dhe pedagogu për drejtësi dhe ligj Marsid Gupi thotë se Erion Veliaj e ka testuar veten pasi se ka qenë faktor me lëvizjen Mjaft, me protesta dhe kur doli me partinë G99, nuk arriti të marrë një marzh votash.

Ndërsa paralelen e hequr mes tij dhe kryedemokratit Lulzim Basha, duke folur në emisionin “Scrolling” të Arian Çanit në MCN TV, ai nuk e cilësoi si krahasim të duhur.

Lulzim Basha ka etikë institucionale, ndryshe nga këta të tjerët. Basha ka treguar se di të ndërtojë ekip politik.

Po të shohësh dhe mënyrën e përzgjedhjes së ekipeve politike, ekipi politik i Veliajt, dihet që janë sekserë dhe nuk dinin të artikulonin.

Basha me Veliajn nuk kanë ngjashmëri fare. Së pari është verbi politik, raporti institucional me vendin ku emërohesh dhe profili profesional.

Duhet të japësh në fund një rrugëzgjidhje mbi problematikat aktuale.

Në raport me idenë e liderit, si Rama si Berisha e bëjnë këtë lloj lideri se kanë mentalitet hoxhist, duke u shpalosur si njeriu që jep shpresë.

Unë kam një bast, Lulzim Basha merr më shumë vota se Sali Berisha në zgjedhjet e ardhshme. Partia Socialiste ka një strukturë të tillë që suksesin nuk e fal, kur tenton ti afrohesh liderit. Projeksioni politik i Veliakt është që të jetë pasuesi i Ramës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy