Pas Janullatosit, nënshtetësinë shqiptare e merr edhe Imzot George Frendo

Pas Janullatosit, nënshtetësinë shqiptare e merr edhe Imzot George Frendo

Pas kryepeshkopit Janullatos, presidenti Ilir Meta i ka dhënë nështetësinë shqiptare edhe Imzot George Frendo, arqipeshkv i Dioqezës së Tiranës dhe Durrësit.

Kreu i shtetit e ka bërë publike këtë vendim gjatë meshës së mbajtur në Katedralen e “Shën Palit” në Tiranë. Dekretin presidenti Meta ia dorëzoi në një ditë të veçantë, pikërisht në 25-vjetorin e vizitës së Papa Gjon Palit II në Shqipëri.

"Duke vlerësuar kontributin dhe veprimtarinë e tij të spikatur prej më shumë se 20 vitesh në ringjalljen e besimit dhe forcimin e harmosisë fetare dhe duke e falenderuar përzemërsisht për gjithçka ka bërë për komunitetin katolik por jo vetëm, tanimë edhe si Arqipeshkv i Dioqezës së Tiranës dhe kryetar i Konferencës  Ipeshkvnore të  Shqipërisë kam nderin dhe privilegjin si President i Republikës ti akordoj  Imzot George Frendos dhënien e shtetësisë shqiptare", theksoi Meta. 

Kreu i shtetit vlerësoi rolin e Imzot George Frendo si kontributor në jetën sociale të vendit dhe harmoninë fetare.

Meta deklaroi se Imzot Frendo është gjithashtu një nga frymëzuesit, arkitektët e shumtë të ruajtjes dhe forcimit të trashëgimisë së shkëlqyer shqiptare, të bashkëjetesës dhe harmonisë së besimeve. Kreu i shtetit vlerësoi rolin e Imzot George Frendo duke theksuar se falë nismave dhe veprës së tij u është ofruar punë dhe shërbime qindra njerëzve në nevojë si dhe janë krijuar vepra serioze të strukturës sociale duke e shndërruar kishën katolike në një faktor multidinamik shpirtëror dhe faktor progresi.

Imzot George Frendo u emërua arqipeshkv i Dioqezës së Tiranës dhe Durrësit me 17 nëntor 2016 pas ndarjes nga  jeta e Imzot Rrok Mirditës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy