Analisti Denis Dyrnjaja thotë se ndodhemi para një fakti që Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht të rishikohet sekuestroja për pronat e Arben Ahmetaj, që do të thotë se gjykatat nën Gjykatën Kushtetuese, duhet të marrin si referim këtë vendim dhe të bëjnë një rigjykim dhe të dalin me një vendimmarrje të re.
Deklarata e Dyrnjasë për “MCN Live” vjen lidhur me vendimin e Apelit të GJKKO që la në fuqi sekuestron e pasurive të Arben Ahmetajt.
Ai ndalet tek prokurori Elvin Gogaj, për të cilin thotë se ka një katapultim të shpejtë dhe ka çështje të “nxehta” që bien në dorën e tij, si ajo e Ahmetajt, por edhe të kreut të Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri.
Për sa kohë që Gjykata Kushtetuese nuk respektohet për çështjen Ahmetaj, këtu kemi një handikap shumë të madh. A është me prapavijë politike, a ka ndërhyrje të palëve të interesuara?
Në rastin konkret hetimin për çështjen “Buka” e ka Elvin Gogaj një prokuror që është emëruar në SPAK, pas një emërimi shumë të shpejtë si kryetar i Gjykatës së Durrësit.
Mund të duket rastësi por ky ka dhe çështjen e Jonaid Myzyrit që është kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike dhe është marrë i pandehur nga SPAK.
Ka një katapultim shumë të shpejtë dhe duket se çështjet nuk janë aq rastësore që i shkojnë këtij prokurori, por mund të jetë dhe rastësi.
Prokurorët dhe gjyqtarët duket se nuk kanë një rakordancë. Si do vazhdohet me këtë praktikën shto tre muaj, shto tre muaj dhe ti mund të kalosh 2-3 vjet në burg.
Ahmetaj është në arrati, por ka njerëz të tjerë që janë në qeli. Presioni politik është mbi institucionin.



