Kryeministri Rama viziton Greqinë javën e ardhshme

Kryeministri Rama viziton Greqinë javën e ardhshme

Kryeministri Edi Rama do të vizitojë Greqinë më 15 dhe 16 shtator ku në cilësinë e drejtuesit të Presidencës së OSBE-së do të zhvillojë takim me homologun e tij, kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis.

Temë e diskutimeve pritet të jetë çështja e ujërave territoriale me Turqinë. Pjesë e takimeve do të jetë edhe ministri i Jashtëm Nikos Dendias.

Sot ndërkohë Rama është nisur për në Turqi, ku pritet të mbajë të tjera takime të rëndësishme.

Përveç çështjes së ujërave mes Greqisë dhe Turqisë, Shqipëria ka gjithashtu një çështje më vete për të zgjidhur me Athinën zyrtare, ku tema e saktësimit të territorit ekskluziv për shfrytëzimin ekonomik nuk është saktësuar ende mes dy vendeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy