
Arjan Çani në studion e ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV teksa komentoi situatën e krijuar në Partinë Demokratike u shpreh se pavarësisht se kjo situatë për komentin duket se është në favor të Ramës, ka dinamikë dhe se kjo mund të sjellë edhe krijimin e një “LSI të djathtë”.
Për momentin kjo situatë duket se është në favor të Ramës. Megjithatë them se ka dinamikë. Gjërat lëvizin, por një gjë mund të krijohet. Deri tani kemi pasur dy të majta në Shqipëri PS dhe LSI , tani po krijohet një LSI e djathtë dhe kjo do kuptohet në zgjedhjet e tjera. Unë them se nëse partia do çahet nuk do të thotë detyrimisht që do tkurret, por është ende herët.



